“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Një punonjës policie dhe dy shtetas janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Basti i fundit”, pas një hetimi për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë efektivi i policisë Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Fushë-Krujë. Ai dyshohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 119 fishekë model 9 mm. Gjithashtu u arrestuan edhe Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga, banues në Arrameras të Fushë-Krujës. Ata dyshohen për organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe për prodhim dhe...