‘Bandat me uniformë goditën familjen time’/ Denoncimi i qytetarit shqiptar në Itali: Kërkoj drejtësi, më kanë vjedhur pronën
Rexhep Ademi qytetari i cili në dhjetor 2025 u dhunua në mënyrë barbare nga 2 persona brenda pronës së tij, në Golem të Kavajës ka dhënë një intervistë ekskluzive sot për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv. Qytetari shqiptar që proteston i vetëm prej ditësh para konsullatës shqiptare në Milano, ka lëshuar një thirrje të fortë për drejtësi, duke denoncuar shndërrimin e luftës së tij personale në një betejë kundër një sistemi të tërë. Ademi shprehet i zhgënjyer nga heshtja e elitës, artistëve dhe shoqatave të grave në Shqipëri. Në protestën e tij, Ademi shoqërohet nga prindërit, të cilët mbajnë në duar pankarta me mesazhe. “Banditët goditën djalin tim, nesër do të jetë djali juaj”, shkruhet në pankartën e nënës së tij, ndërsa vetë Rexhepi...
Burimi:
syri.net