Autori i 6 vjedhjeve, pranga “skifterit” në Tiranë

Autori i 6 vjedhjeve, pranga “skifterit” në Tiranë

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi rezulton autori i 6 vjedhjeve të kryera të kryeqytet përgjatë 2 muajve të fundit. Sipas njoftimit të policisë 33-vjeçari vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste ato. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura. Gjithashtu është proceduar penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari, motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve për vjedhjen e disa motomjeteve, kanë finalizuar operacionin policor “Remove”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: -E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë”, njoftojnë uniformat blu. Vijon puna për zbardhjen...