Atentati në Laç, identifikohet autori që vrau 40-vjeçarin

Atentati në Laç, identifikohet autori që vrau 40-vjeçarin

Detaje te reja nga vrasja e ndodhur një natë më parë në lagjen “Erdogan”në qytetin e Laçit ku mbeti i vrarë Ilir Gjini. Sipas burimeve, 40-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ka qenë në këmbë në momentin kur është qëlluar me shtatë plumba, ndërsa po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Emiljan Suti alias Artur Suti. Sipas të dhënave paraprake, ai ka hapur zjarr menjëherë pasi viktima kishte parkuar automjetin. Edhe pse ka tentuar të largohet, 40-vjeçari është ndjekur dhe është qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Gazetarja e NTV raporton se i plagosur rëndë, ai është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe...