Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar
Pas tentativës për vrasje të ndodhur dje në mesditë në qytetin e Elbasanit, ka reaguar edhe Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar, e cila ka shprehur shqetësimin për ngjarjen dhe ka vlerësuar faktin që incidenti nuk përfundoi me humbjen e një jete njerëzore. Në një deklaratë publike, Qendra dënon çdo formë dhune dhe përdorimin e armëve, duke theksuar se akte të tilla nuk cenojnë vetëm sigurinë e personave të përfshirë në konflikt, por krijojnë pasiguri dhe shqetësim për të gjithë komunitetin. “Çdo akt dhune, kërcënimi apo përdorimi i armëve është i papranueshëm dhe cenon jo vetëm jetën e individit, por edhe qetësinë dhe sigurinë e gjithë komunitetit”, thuhet në deklaratën e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar. Qendra vlerëson ndërhyrjen e institucioneve dhe nënvizon rëndësinë e zbardhjes së plotë...
Burimi:
javanews.al