Atentat në Sarandë, vritet pronari i një karburanti
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Gjashtë të Sarandës dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti. Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës “Çamëria”. Forca të shumta policie ndodhe në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Raportohet se viktima ka marrë një plumb në kokë.
Burimi:
opinion.al