Atentat me eksploziv një 57-vjeçari në shkurt, shpallen në kërkim autorët

Atentat me eksploziv një 57-vjeçari në shkurt, shpallen në kërkim autorët

Policia ka zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur në muajin shkurt në Konispol, ku objektiv ishte një 57-vjeçar. Pas hetimeve, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar, Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo, të dy 39 vjeç, banues në Sarandë. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi 57-vjeçari M.Gj., me qëllim vrasjen e tij. Për dy të dyshuarit, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Njoftimi i Policisë Sarandë Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin shkurt të këtij viti. Pas hetimeve intensive, zbardhet ngjarja, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy...