“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar publikisht pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e djeshme. Përmes një mesazhi publik, Haderi ka falënderuar qytetarët për solidaritetin dhe mbështetjen ndaj tij dhe familjes, ndërsa thekson se ngjarja nuk do ta ndalë në rrugën e tij dhe në përmbushjen e detyrës ndaj qytetit të Shkodrës. Ai shprehet se, pavarësisht plagëve fizike dhe emocionale, nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve apo presioneve, duke nënvizuar se besimi i qytetarëve është forca që e mban në këmbë. “As pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine në mes të qytetit, as presionet e ndryshme nuk do të mund të më ndalin apo të më zbehin parimet e mia për të ecur drejt, lirshëm dhe...
Burimi:
javanews.al