Arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Një operacion i Policisë së Lezhës ka çuar në arrestimin e 39-vjeçarit Arbër Margjeka, pronar i një argjendarie në qytetin e Lezhës, i dyshuar se tregtonte bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze të vjedhura jashtë shtetit dhe të futura në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Sipas hetimeve paraprake, 39-vjeçari dyshohet se siguronte sendet me vlerë përmes kontrabandës dhe më pas i shiste në biznesin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në argjendari, policia sekuestroi 133 ora dore të markave luksoze pa dokumentacion që provonte origjinën e tyre, rreth 3.3 kilogramë bizhuteri floriri pa faturat përkatëse të blerjes, si dhe 270 500 lekë dhe 2 700 euro, të dyshuara si të ardhura të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Vlera e përgjithshme e sendeve të...
Burimi:
syri.net