Arrestohen në Francë dhe Belgjikë trafikantë shqiptarë, përdornin një skemë të mirëorganizuar

Arrestohen në Francë dhe Belgjikë trafikantë shqiptarë, përdornin një skemë të mirëorganizuar

Autoritetet franceze dhe belge kanë bashkëpunuar për të goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Gjatë 25 kontrolleve të zhvilluara në të dy vendet, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe pasurish të dyshuara si të lidhura me aktivitetin kriminal. Më 10 qershor, një operacion i gjerë i xhandarmërisë franceze, i kryer nga Seksioni i Kërkimeve të Rennes, grupi i Finistère dhe Grupi Ndërministror i Kërkimeve (GIR) i Rennes, çoi në zhvillimin e rreth një duzine kontrollesh në rajonin e Bretanjës. Operacioni përfundoi me arrestimin e katër shtetasve shqiptarë, të moshave 21, 30, 30 dhe 32 vjeç, të cilët ndodheshin rregullisht në Francë dhe dyshohen se ishin pjesë e një rrjeti të madh trafiku droge mes Francës dhe Belgjikës. Ata u vunë...