Arrestohen dy shoferët pas aksidentit me 1 viktimë në Gjirin e Lalëzit

Arrestohen dy shoferët pas aksidentit me 1 viktimë në Gjirin e Lalëzit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirin e Lalzit, ku dy automjete u përplasën me njëri tjetrin. Aksidenti ka ndodhur të mbrëmjen e të shtunës, ku fatkeqësisht një 57-vjeçar raportohet se ka humbur jetën. 57-vjeçari ishte pasagjer në një prej automjeteve që u përplasën. Gjithashtu, lëndime u raportua se morës edhe drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Ndërkohë policia njofton se u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të  dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur.