Arrestimi në Ksamil i ‘Vis Korçarit’! Dosja në SPAK, 2 identitetet dhe për çfarë dyshohet

Arrestimi në Ksamil i ‘Vis Korçarit’! Dosja në SPAK, 2 identitetet dhe për çfarë dyshohet

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplas makinat e policisë por vihet në pranga. 34-vjeçari nga Elbasani, Elvis Koçi, alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëmjen e djeshme pas një aksioni të përbashkët të forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë. Mësohet se efektivë nga Tirana ishin vënë në ndjekje të tij dhe e kanë pikasur ditën e djeshme në Ksamil. Rreth orës 22.30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, në bashkëpunim me agjentë civilë të sektorit të krimeve të Sarandës. Sapo ka pikasur forcat e policisë, Çaushllari ka kryer manovra të rrezikshme duke përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka arritur të largohet. Menjëherë ka nisur ndjekja dhe nga Saranda janë nisur dhe forca të FNSH. Pas...