Armë, municione dhe dronë… Çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit që vrau efektivin Enea Mekolli
Detaje të reja kanë dalë në dritë këtë të premte, 5 qershor, nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri, gjatë operacionit për kapjen e 43-vjeçarit V.B. Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve hetimore, raporton se gjatë kontrollit të banesës së të shumëkërkuarit janë gjetur 3 armë, mes të cilave edhe kallashnikovin që dyshohet se u përdor në sulmin ndaj forcave të policisë. Dy armët e tjera ishin një pushkë model 56 dhe një çifte. Gazetarja tjetër e Klan News, Daniela Zisi raporton se nga kontrollet nuk është gjetur municion, çka lë të kuptohet se i dyshuari...
Burimi:
javanews.al