Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen sendet e ndaluara

Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen sendet e ndaluara

Gjenden sende të paligjshme në burgun e Fierit. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat Operacionale të DPB-së në ambientet e institucionit, pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues, disa bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme. Autoritetet kanë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për vijimin e procedurave. Në një tjetër rast brenda institucionit, gjatë një kontrolli me skaner, të dënuarit A.M. i janë konstatuar pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike të fshehura në veshje. Pas konstatimit, ai është shoqëruar në sektorin e veçimit, ndërsa janë njoftuar drejtuesit dhe...