Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Erind Agalliun alias Teneqexhiu, duke e zëvendësuar “arrestin në burg” me masën “arrest në shtëpi”. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, pas shqyrtimit të ankimit të Agalliut kundër vendimit nr. 89, datë 29.05.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Apeli pranoi kërkesën e tij dhe vendosi zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, me masën “arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që Agalliu të mos largohet nga banesa e tij. Agalliu është një prej 11 personave të hetuar nga SPAK në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve të SPAK, grupet...
Burimi:
javanews.al