Akuzat për tenderin për tunelin e Llogarasë/ Erald Elezi dhe Gentjan Gjyli, ish-vartësit e Ballukut paraqiten në GJKKO
Dy ish vartësit e ish zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, ish-drejtuesi i KESH Erald Elezi dhe ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli janë paraqitur në GJKKO këtë të hënë. Elezi dhe Gjyli akuzohen për tenderin për tunelin e Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Gjatë këqyrjes së telefonave të Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i besuar i Ballukut janë zbuluar mesazhe që sipas SPAK tregojnë se Balluku, ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Ish vartësi i Belinda Ballukut, Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera...
Burimi:
syri.net