Akuzat për korrupsion/ SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar (SPAK), ka lexuar këtë të martë (12 maj 2026), konkluzionet përfundimtare për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega. Për Islamajn, prokurori Bledar Maksuti ka kërkuar 3 vite burg me kushtin që të konvertohet në 4 vite shërbim prove. Ndërsa për Gegën, u kërkua dënim me 1 vit burg me kushtin që të konvertohet në 2 vite shërbim prove. Islamaj dyshohet se ka kryer veprën penale “korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Rrok Gega për korrupsion aktiv. Sipas organit të akuzës, Gega dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme, ndërsa Zyra Islamaj i ka pranuar ato, duke abuzuar me fondet e bashkisë. Si nisën hetimet Hetimi nisi pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë....
Burimi:
syri.net