Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, Nikoll Radaçi mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, Nikoll Radaçi mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Mbërrin nën masa të rrepta sigurie autori që shkaktoi ngjarjen tragjike në Durrës. Nikoll Radaçi do të njihet sot me masën e sigurisë. 57-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur humbi kontrollin e makinës duke përplasur 3 fëmijë, duke lënë të vdekur dy prej tyre dhe duke plagosur rëndë një të tretë. Pas këtij momenti, Radaçi ka dalë menjëherë prej mjetit “Benz” duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap. Shoferi i dehur nuk ka tentuar t’u japë ndihmën e parë fëmijëve. Në total, në vendngjarje ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve humbën jetën pas përplasjes, një i tretë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa i katërti i shpëtoi mrekullisht aksidentit.