Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë në afërsi të rrugës “Bardhyl”. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se Profesor Luan Pirdeni 87-vjeç, është përplasur nga një makinë ndërsa ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Menjëherë Profesor Pirdeni është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku aktualish ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar dëmtime të rënda. Profesor Pinrdei është babai i ministres Adea Pirdeni.
Burimi:
vizionplus.tv