Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën
Përmirësohet gjendja shëndetësore e fëmijës që mbeti i plagosur nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e së dielës në Durrës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, gazetarja Enkeleda Arapi tha se fatmirësisht, sot fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit tepër të rëndë, u pezullua nga puna drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa, si dhe dy zyrtarë të tjerë: është pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë...
Burimi:
javanews.al