Aksidenti tragjik/ Dëshmitarët: Ambulanca u vonua, erdhi 15 min pasi trupi i fëmijës u transportua me…
Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Mëngël të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, rreth orës 08:00, teksa fëmija po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë. LEXO EDHE: E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora së ëmës, përplaset për vdekje nga makina Sipas dëshmive nga vendngjarja, momenti i përplasjes ka qenë i papritur dhe ka shkaktuar panik mes banorëve të zonës. Banorët janë mbledhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë tentuar të ndihmojnë, duke e nxjerrë fëmijën nga poshtë automjetit. Sipas tyre, gjendja e të miturit ka qenë shumë e rëndë dhe ai ka pasur gjakderdhje nga koka dhe goja. Ata...
Burimi:
syri.net