Aksidentet rrugore shënojnë rritje, rreziku më i lartë moshat e reja
Në gjithë vendin u regjistruan 133 aksidente rrugore gjatë muajit maj, ku 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT. Në periudhën janar–maj 2026, numri i aksidenteve arriti në 547, nga 529 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 3.4%. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur u rrit në 766, krahasuar me 743 një vit më parë. Pas një periudhë kur vendi po regjistronte rënie të numrit të aksidenteve duket se tashmë ato janë kthyer në rritje diçka që ndodh tipikisht edhe me rritjen e fluksit të mjeteve dhe qarkullimit në vend si efekt i turizmit dhe aktivitetit ekonomik. Sipas INSTAT, 94% e aksidenteve të regjistruara në maj ndodhën...
Burimi:
syri.net