Aksidentet fatale/ Shtohen viktimat këmbësorë, në dy muaj humbën jetën 11 persona, 3 prej tyre fëmijë

Aksidentet fatale/ Shtohen viktimat këmbësorë, në dy muaj humbën jetën 11 persona, 3 prej tyre fëmijë

Rritja e aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen gjatë muajve të fundit po ngre shqetësim të madh. Alarmante mbetet shtimi i rasteve ku viktima janë këmbësorët, mes tyre edhe fëmijë. Vetëm gjatë këtyre dy muajve janë shënuar të paktën 11 viktima këmbësorë në aksidente rrugore. Ekspertët e sigurisë rrugore kërkojnë më shumë kontrolle dhe ndërgjegjësim për të parandaluar tragjedi të tjera. “Dy muajt e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen. Megjithatë, edhe më shqetësues mbetet fakti se është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve ku viktima janë këmbësorët, pra qytetarët”. Aksidentet fatale të regjistruara gjatë muajve prill dhe maj kanë evidentuar një fenomen alarmant, shtimin e rasteve kur drejtuesit e automjeteve përplasin këmbësorë, shpesh në zona të banuara apo pranë...