Aksident tragjik në Laç, një person humb jetën, katër të plagosur rëndë
Aksident i rëndë ka ndodhur në Laç, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë të kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në aksin e autostradës Mamurras- Laç pranë Gjormit. Dy autovetura janë përplasur duke dalë jashtë rrugës, duke shkaktuar vdekjen e nje personi, ndërsa katër të tjerë nga të dy autoveturat kanë marre plagë të rënda. Në vendngjarje forca të shumta policie, ndërsa pritet zbardhja e shkaqeve te Aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv