Aksident tragjik në aksin Librazhd–Prrenjas, humb jetën një 65-vjeçare

Aksident tragjik në aksin Librazhd–Prrenjas, humb jetën një 65-vjeçare

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Toyota” me targa AA 209 JX, që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri, ka përplasur shtetasen Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte rrugën në momentin e aksidentit. 65-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit po merret në pyetje nga grupi hetimor lidhur me dinamikën e ngjarjes.