Aksident në Tiranë, plagosen 6 fëmijë dhe drejtuesja e automjetit

Aksident në Tiranë, plagosen 6 fëmijë dhe drejtuesja e automjetit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Vaqarr të Tiranës, ku 6 fëmijë dhe një grua kanë mbetur të plagosur. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05, ku 2 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur fëmijët, që ishin pasagjerë në njërin prej automjeteve dhe një grua, e cila ishte drejtuese e automjetit me të cilin po udhëtonin të miturit. Të plagosurit menjëherë janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se fatmirësisht gjendja shëndetësore e fëmijëve dhe gruas është e mirë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave...