Aksident në Mirditë, plagosen 6 të mitur, dyshohet se makinën e drejtonte një 16-vjeçar
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku gjashtë të mitur kanë mbetur të plagosur. Të gjithë të rinjtë e përfshirë në aksident mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën, ndërsa për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar frakturë në legen, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në gjymtyrë. Edhe katër fëmijët e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Pas marrjes së...
Burimi:
javanews.al