Aksident në Korçë, furgoni përplas një të moshuar pranë Prefekturës
Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një këmbësore rreth 70 vjeçe ka mbetur e plagosur pasi u godit nga një automjet tip furgon. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prefekturës së Korçës. Sipas të dhënave paraprake, e moshuara po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga mjeti që po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit. Si pasojë e aksidentit, e dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se 70-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv