Aksident në aksin Peqin–Elbasan, përplasen dy makina, një i plagosur dërgohet në spital

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, përplasen dy makina, një i plagosur dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Peqin–Elbasan, pranë qytetit të Peqinit. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur. I dëmtuari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet e para për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk dihen arsyet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.