Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan–Vlorë, duke shkaktuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje rrugore në rrethana ende të paqarta. Mbetet e paqartë nëse mjeti është përplasur me një automjet tjetër apo ka dalë nga kontrolli dhe ka goditur bordurat anësore të rrugës. Si pasojë e ngjarjes, në zonë është krijuar trafik i rënduar, ndërsa lëvizja e automjeteve është ngadalësuar ndjeshëm. Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në aksident. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.