Aksident me vdekje në Durrës
Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës. Nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën një 57-vjeçar, që ishte pasagjer. Ndërsa dy shoferët dhe një tjetër pasagjer kanë marrë lëndime më të lehta. “Durrës/Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, njofton policia.
Burimi:
vizionplus.tv