Aksident i trefishtë në Shkodër, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident i trefishtë në Shkodër, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, me pasoja në jetë njerëzish. Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.