Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Rune”, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona, konkretisht dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në të dy automjetet, të cilat kanë mbetur jashtë funksionit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën po lëviznin automjetet ka qenë shkaku...