Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident rrugor është regjistruar në Dhërmi, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitali Rajonal i Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.