11 grabitje në pak ditë ‘tronditin’ Lezhën, zbulohet dyshja që hapte dyqanet natën
Një valë vjedhjesh që kishte krijuar shqetësim te bizneset në Lezhë është goditur nga Policia, e cila ka arritur të zbardhë 11 raste vjedhjesh të ndodhura brenda pak ditësh, raporton gazetari i Klan News Martin Marku. Sipas të dhënave paraprake, hajdutët kishin vënë në ‘shënjestër’ kryesisht dyqane dhe njësi të ndryshme shërbimi, duke shkaktuar dëme materiale dhe pasiguri te pronarët e bizneseve. Një prej rasteve, mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, ku autorët hapin derën e dyqanit krejt qetësisht. Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të provave dhe analizimit të pamjeve filmike, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar. Në pranga ka rënë një 21-vjeçar, ndërsa një 25-vjeçar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Operacioni...
Burimi:
javanews.al