10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

Një operacion i gjerë i Karabinierëve në Itali ka çuar në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të dyshuar për një seri vjedhjesh në sektorin e argjendarisë dhe metaleve të çmuara, me dëme që kapin vlerën e mbi 500 mijë eurove. Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria e Vicenzës dhe i zhvilluar nga Karabinierët e Kompanisë së Bassano del Grappa, identifikoi tre shtetas shqiptarë me inicialet E.F., E.R. dhe E.T., të moshave 37, 40 dhe 44 vjeç, si të dyshuar për disa vjedhje dhe tentativa vjedhjesh të kryera mes nëntorit 2025 dhe shkurtit 2026 në provincat Vicenza, Verona, Arezzo dhe Macerata. Hetimet morën hov pas një operacioni të zhvilluar më 26 shkurt 2026 në periferi të Milanos. Gjatë kontrolleve në një garazh në Trezzano sul Naviglio,...