Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit

Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Saukut, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është raportuar pak më parë, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit dhe as identiteti i personit të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën....