Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Dalin detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Raportohet se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori i dyshuar rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa më herët është përfshirë në ngjarje të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen. Të dhënat e reja e bëjnë edhe më të ndërlikuar hetimin, pasi ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar përplasjen mes dy të rinjve që njiheshin prej vitesh. Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa po kryhen kontrolle të shtuara në akset rrugore dhe zonat përreth. Grupi hetimor po sekuestron gjithashtu kamerat...
Burimi:
argjiroja.net