Krim romance në Itali, ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar, arrestohet autori bashkatdhetar

Krim romance në Itali, ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar, arrestohet autori bashkatdhetar

Shqiptari, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, Itali. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës pranë zonës Bivio di Olmo, afër një bari dhe restoranti. Sipas mediave italiane, konflikti dyshohet se kishte nisur brenda lokalit. Autori i dyshuar, gjithashtu shqiptar, u arrestua pak më vonë nga policia. Hetuesit dyshojnë se motivi i vrasjes lidhet me çështje romance, duke e konsideruar ngjarjen si pasojë e një grindjeje pasionante. Top Channel