“Krim institucional”/ QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe, në reanimacion sekondat vrasin
Mjeku psikiatër Neli Demi, ka reaguar ashpër pasi QSUT mbeti pa energji elektrike mbrëmjen e së hënës. Në një reagim në rrjetet sociale, mjeku shkruan se spitali pa energji elektrike nuk mund të quhet defekt teknik, por një krim institucional. Sipas mjekut, mbrëmë është kaluar vija e kuqe dhe fakti që nuk pati viktima për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nuk ishte sukses i sistemit, por fat i verbër. “Fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime jetike në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë mbetur pa energji elektrike është krim institucional, jo “defekt teknik”. Kjo është vijë e kuqe e kaluar. Në asnjë vend normal: reanimacioni, terapia intensive, sallat e operacionit nuk mbeten pa energji elektrike, kurrë. As për sekonda. As për minuta. As “rastësisht”....
Burimi:
top-channel.tv