Kreu i SPAK pyetet për politikanët në takimin e Arubës/ Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë
Opozita i kërkoi kreut të SPAK, Klodian Braho që të tregojë se kush janë politikanët që kanë marrë pjesë në takimin e Arubës. Braho refuzoi të komentojë gjatë, duke thënë se është çështje në hetim. Ivi Kaso: Kush janë politikanët shqiptarë që kanë qenë në takimin e Arubës, kanë pasur mandatin e kryeministrit, për të ndarë Shqipërinë në copa për pastrimin e parave? Ju shqetëson juve ky fakt që ka rrjedhur kjo dosje. A mendoni se keni detyrimin për t’iu përgjigjur publikut, se kush kanë qenë këta politikanë në Aruba. I majtë ose i djathtë, me ose pa mandatin e kryeministrit në xhep. Kryeministri kur i është referuar kësaj çështje, ka thënë le ti nxjerrë ujin e zi SPAK falsifikimin e pronave në bregdet. Praktikisht...
Burimi:
argjiroja.net