Kreu 11 vjedhje nën kërcënimin e armës dhe dogji makinën e ish-vjehrrës, pranga 30-vjeçarit në Lezhë

Kreu 11 vjedhje nën kërcënimin e armës dhe dogji makinën e ish-vjehrrës, pranga 30-vjeçarit në Lezhë

Shtetasi Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi, është vënë në pranga si autor i dyshuar i 11 vjedhjeve, ku ndër to 7 nën kërcënimin e armës. Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij. Në momentin e ndalimit, 30-vjeçari ka qenë në shoqërinë e shtetasit G. D., 42 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, ku gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe aparat celular. Njoftimi i policisë: Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Koordinimi”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi, i një serie vjedhjesh nën...