KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 27 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për probleme të etikës dhe të kriterit profesional. Gjatë shpalljes së vendimit, Kolegji vërejti se ka mbajtur në konsideratë vlerësimin e drejtuesit të SPAK, që i cilësoi të shëruara shkaqet e ankimit për 12 çështje penale të hetuara nga subjekti. Ndërkohë, problemet e konstatuara në çështjet e tjera profesionale u vlerësuan prej Kolegjit se ato nuk kanë ardhur si pasojë e mungesës së njohurive ligjore dhe profesionale, por paraqiten si një sjellje e vazhdueshme e tij, që demonstronmungesë te theksuar angazhimi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksionit të prokurorit. Për rrjedhojë, u çmua se problemet e konstatuara në aspektin profesional nuk mund...
Burimi:
gijotina.com