“Kostot të subvencionohen”/ A do rritet çmimi i biletës së urbanit? Memaj: Nëse komisioni i pagesave me kartë…
Çmimin i biletës nuk mund të rritet pa vendim nga institucionet thotë Memaj por kërkon subvencion të komisioneve bankare nga shteti. “Përderisa shteti nuk më lejon mua të ndryshoj çmimin, automatikisht kostot të subvencionohet, nuk mund të themi që çmimi do të rritet me 10-20% por kosto ka”, thotë Memaj. Sipas tij kanë kaluar 10 vite më të njëtin çmim edhe pse kostot janë shtuar. “Çmimi i biletës në vend është i 2016-ës, nëse komisioni i pagesave me kartë i mbetet operatori duhet të ndryshojë. Në Shqipëri është transporti më i lirë në Evropë për këtë shërbim, turistët i habit kjo gjë”, thotë Dashnor Memaj.
Burimi:
sot.com.al