“Kostoja për Smart City u rrit nga 60 në 118.5 mln euro”/ Denoncimi i Klevis Balliut: SHBA ka ngritur alarmin për…

“Kostoja për Smart City u rrit nga 60 në 118.5 mln euro”/ Denoncimi i Klevis Balliut: SHBA ka ngritur alarmin për…

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar projektin “Smart City Albania”, duke ngritur pikëpyetje mbi rritjen e kostos, mungesën e konkurrencës në përzgjedhjen e kompanisë dhe rreziqet e mundshme për sigurinë e të dhënave të qytetarëve. Sipas Balliut, projekti i prezantuar në prill 2024 me një kosto prej rreth 60 milionë dollarësh, brenda më pak se një viti është shndërruar në një kontratë me vlerë 118.5 milionë dollarë. Deputeti demokrat pretendon se kjo rritje e kostos nuk është shoqëruar me një shpjegim teknik apo financiar bindës nga qeveria, ndërsa ngre pikëpyetje edhe për mënyrën e lidhjes së kontratës. Sipas tij, për kompaninë kontraktuese Presight AI, pjesë e grupit G42, SHBA ka ngritur dyshime për lidhje me shërbimet inteligjente kineze. “Kompania kontraktuese, Presight AI, pjesë...