Korrupsioni dhe varfëria po ushqejnë protestat’/ Media italiane: Pakënaqësia ndaj Ramës po tejkalon çështjet mjedisore
Nova Lectio, një platformë mediatike italiane e fokusuar te historia, gjeopolitika dhe dinamikat sociale që ndikojnë botën moderne, ka publikuar një postim në Instagram ku analizon zhvillimet e fundit në Shqipëri. Përmes dokumentarëve, reportazheve dhe analizave, platforma synon të trajtojë tema që, sipas saj, shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur në median tradicionale Në postimin e saj, Nova Lectio shkruan se katër javë pas nisjes, protestat në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit vazhdojnë dhe tashmë kanë tejkaluar shqetësimin fillestar për mjedisin. Sipas platformës italiane, çështja e mjedisit ka nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësinë e përgjithshme ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ajo thekson se protestuesit nuk kundërshtojnë më vetëm projektin, por po ngrenë gjithnjë e më shumë akuza për korrupsionin, kushtet ekonomike dhe...
Burimi:
sot.com.al