Korporata e Investimeve “xhiron bosh”, miliona shpenzime, projekte në letër dhe ekskursione luksi
Kur u krijua në vitin 2019 me ligj të posaçëm, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) u prezantua si një instrument modern i shtetit për të mobilizuar kapital publik dhe privat dhe për të zhvilluar pronat shtetërore. Ideja ishte që Shqipëria të kishte një strukturë të ngjashme me fondet sovrane apo agjencitë zhvilluese që menaxhojnë asetet publike dhe i kthejnë ato në projekte konkrete investimi.Gjashtë vite më vonë, bilanci real i kësaj strukture mbetet shumë larg pritshmërive.Lista e projekteve të shpallura është e gjatë: komplekse qeveritare, zona ekonomike, muze, stadiume, zona zhvillimi, parqe teknologjike dhe qendra ekspozitash. Por në praktikë, produktet konkrete janë pothuajse të papërfillshme. I vetmi projekt i realizuar me të cilin krenohet Korporata është parku teknologjik “Durana Tech Park”, e cila konsiston kryesisht...
Burimi:
sot.com.al