Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga

Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta, ku për shkak të erës së fortë është shkëputur rimorkio nga një kamion, duke goditur një automjet tjetër në rrugë. Kjo ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Korçë – Bilisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale ndërsa mësohet se nga ana e policisë po ndërhyhet për normalizimin e situatës. Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga. gijotina.com/