Korçë/ Përfundimi i afatit për heqjen e tendave, gjoba për tregtarët e tregut maqedonas që nuk kanë zbatuar urdhrin

Korçë/ Përfundimi i afatit për heqjen e tendave, gjoba për tregtarët e tregut maqedonas që nuk kanë zbatuar urdhrin

Tregtarët e tregut maqedonas në Korçë janë përballur këtë të martë me kontrolle dhe gjoba nga Policia Bashkiake, pas përfundimit të afatit për heqjen e tendave në ambientet e tregut. Në terren kanë zbritur inspektorët dhe efektivët e policisë bashkiake, të cilët kanë vendosur masa administrative ndaj tregtarëve që nuk kishin zbatuar urdhrin. Shumë prej tregtarëve janë shprehur të revoltuar, duke deklaruar se gjobat prej 50 mijë lekësh janë të papërballueshme për ta, sidomos në kushtet e vështirësive ekonomike dhe problemeve shëndetësore. “Kemi marrë gjoba për tendën. Ku t’i gjej unë 50 mijë lekë. Sot ishte afati i fundit, derisa erdhi punëtori të hiqte tendën e vendosën gjobën”, tha tregtar. Tregtarët thonë se prej vitesh përballen me kërkesa të vazhdueshme nga bashkia lidhur me mënyrën...