Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, plagoset njëri prej tyre

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, plagoset njëri prej tyre

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10. Njëri prej tyre është dëmtuar dhe u dërgua me ambulancë në spital, mësohet se edhe të tjerët kanë dëmtime por nuk dihen ende rrethanat. I plagosuri është identifikuar si Renaldo Xhixho. Mësohet se ai është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10. Disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit dhe aty janë konfliktuar dhe më pas ka mbetur i plagosur. Shkaku mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për t’u zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.

TË FUNDIT

MË SHUMË